Ekonomi
KRRE: Maqedonia nuk do të mbetet pa naftë dhe gaz natyror
18.08.2015 11:21
Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE) konsideron se tregu në Maqedoni nuk do të mbetet pa naftë dhe gaz natyror...

Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE) konsideron se tregu në Maqedoni nuk do të mbetet pa naftë dhe gaz natyror edhe krahas bllokimit të llogarisë së SHA Makpetrol Shkup.
Në deklaratën në ueb faqen zyrtare të KRRE-së theksohet se në mungesë të një ose më shumë tregtarëve të naftës me shumicë dhe derivate të naftës, mund të hyjnë tregtarë të tjerë, që është rast edhe me tregun e liberalizuar të gazit.
"Deri më tani nga Komisioni Rregullator i Energjetikës janë lëshuar 49 licenca në fushën e naftës dhe derivateve të naftës, nga të cilat 34 kanë të bëjnë me veprimtarinë Tregti me shumicë të naftës dhe derivateve të naftës. Me këtë vendosje, tregu me naftë dhe derivate të naftës është i liberalizuar, respektivisht mundësohet pjesëmarrja e shumë pjesëmarrësve në treg dhe janë krijuar kushte për konkurrencë më të madhe", thuhet në deklaratën e KRRE-së.
Mes tjerash shtojnë se nga gjithsej 280 pompa të benzinës në vend, 124 janë në pronësi të SHA Makpetrol Shkup.
"Tregu me gaz natyror, ashtu si tregu me naftë dhe derivate të naftës është i liberalizuar. Komisioni Rregullator për Energjetikë deri më tani ka lëshuar 29 licenca në fushën e gazit natyror, nga të cilat 15 prej tyre kanë të bëjnë me veprimtarinë Tregti me gaz natyror. Kjo shifër tregon qartë se në kushte të sistemit të tërësishëm të eksploatuar të gazit, interesi për kryerjen e kësaj veprimtarie është e lartë. Mungesa e një prej tregtarëve të gazit natyror mund ta plotësojnë tregtarë të tjerë të gazit natyror, të cilët në këto rrethana do të paraqiten në treg", thuhet në kumtesën e KRRE-së./mia
