Botë

KB: Do ta hetojmë spiunimin e diplomatëve

18.08.2015 11:47

KB-ja planifikon të kontaktojë kompaninë gjigante amerikane të telekomunikacionit, kompaninë "AT & T"...

KB-ja planifikon të kontaktojë kompaninë gjigante amerikane të telekomunikacionit, kompaninë "AT & T", rreth informacioneve se i ka lejuar agjencisë kombëtare amerikane të sigurisë (NSA) ta përgjojnë të gjithë komunikimin e internetit në selinë e organizatës botërore .
 
Zëdhënësja e KB-së Vanina Mestraçi tha se zyrtarët amerikanë fillimisht kanë dhënë siguri në KB-së se "ata nuk kryejnë përgjim të komunikimit të tyre."
 
Mestraçi reagoi lidhur me raportin e gazetës amerikane "Njujork Tajms", ku theksohet se kompania "AT & T" ka dhënë mbështetje teknike në zbatimin e një urdhër sekret gjyqësor që lejon përgjimin të gjithë komunikimit të internetit në selinë e KB-së, klient i kompanisë amerikane.
 
Mestraçi tha se të gjitha vendet duhet të respektojnë "paprekshmërinë e KB-së", në përputhje me të drejtën ndërkombëtare./mia