Botë

Spanjë, lufta me demat, vetëm sivjet 7 të vdekur

18.08.2015 12:09

Ky vit ka qenë më i përgjakshmi sa i përket lojërave me dema në Spanjë...

Që nga fillimi i muajit korrik e deri në fundjavën që kaloi, shtatë persona kanë gjetur vdekjen si pasojë e goditjeve të marra nga demat në rrugët e qytezave spanjolle përgjatë festivaleve të ndryshme tradicionale.

Të gjitha vdekjet kanë ndodhur në rrugë, jo në arenat e toreadorëve dhe ky është një numër jashtëzakonisht i lartë që ka rritur kritikat ndaj këtyre vrapimeve.

Çdo vit zhvillohen rreth 2 mijë gara me dema, ose siç njihen “corridas”. 

Vitin e kaluar më shumë se 7 mijë dema u vranë gjatë këtyre vrapimeve. Në vitin 2010, Katalunja u bë rajoni i dytë, pas Ishujve Kanarie, që ndaloi traditën e lojërave me dema.