Botë
Ukrainë, luftime në lindje të vendit, 9 të vdekur
18.08.2015 12:13
Të paktën 9 vete kanë humbur jetën, mes tyre 7 civilë, në një ofensivë të forcave ukrainase kundër rebelëve pro-rusë, në lindje të vendit...

Lajmin e bën me dije ministri i Jashtëm rus, Sergey Lavrov, duke shprehur shqetësimin e tij mbi zhvillimet e ditëve të fundit, që siç tha ai, tregojnë përgatitje nga ana e Kievit për aksione ushtarake.
Ne jemi të shqetësuar nga zhvillimet e ditëve të fundit, të cilët po tregojnë çdo ditë e më shumë se Kievi po synon një ofensivë të gjerë ndaj rebelëve, tha Lavrov në një konferencë për shtyp, ku akuzoi Kievin se ka thyer kushtet e armëpushimit me rebelët.
