Maqedoni

USHT- prej sot fillojnë regjistrimet, mbi 4500 vende të lira

18.08.2015 12:16

Në Universitetin Shtetëror të Tetovës, prej 18–21 gusht 2015 do të mbahet afati i parë i regjistrimit të studentëve të rinj për vitin akademik 2015/2016...

Këtë vit akademik, Universiteti Shtetëror i Tetovës do të regjistroj gjithsej 4640 studentë, në mesin e të cilëve 2245 studentë të rregullt me kuotë shtetërore, 2035 studentë të rregullt me bashkëfinancim dhe 360 studentë me korrespodencë.  

Po ashtu, USHT këtë vit në kuadër të projektit qeveritar 30/35 do të regjistrojë gjithsej 300 studentë.

Të drejtë regjistrimi në USHT, për studimet e ciklit të parë kanë kandidatët që kanë dhënë maturën shtetërore ose maturë ndërkombëtare.

Gjithashtu, të drejtë regjistrimi në ciklin e parë të studimeve kanë edhe kandidatët me shkollim të mesëm katërvjeçar, të cilët kanë dhënë maturë shkollore ose provim përfundimtar.