Maqedoni

Metodija Veliçkovski, kryeshefi i ri i ARM-së

18.08.2015 12:19

Gjeneral – majori Metodija Veliçkovski është kryeshef i ri i Armatës së Republikës së Maqedonisë (ARM)...

Lajmi është konfirmuar sot nga kabineti i presidentit të vendit Gjorgje Ivanov, i cili në cilësinë e komandantit të përgjithshëm të forcave të armatosura ka firmosur vendimin.

Veliçkovski deri tani ka qenë komandant i komandës së përbashkët operative të ARM-së.

Ai vjen në këtë detyrë pas shkarkimit të kryeshefit të deritanishëm Goranco Kotevski.

Ndryshimet u bënë për shkak të skadimit të mandatit.