Botë

Bankok: Sulm në treg, 27 të vdekur, 123 të lënduar

18.08.2015 12:43

Shpërthimi I një bombe në Bangkok u mori jetën 27 personave. Policia po heton raportimet se një grua u pa duke vendosur një çantë brenda vendit të shenjtë Thai...

Shpërthimi I një bombe në Bangkok u mori jetën 27 personave. Policia po heton  raportimet se një grua u pa duke vendosur një çantë brenda vendit të shenjtë Thai vetëm 15 minuta përpara se bomba të shpërthente.
 
Një video e kapur nga dëshmitarët tregojnë flakët që përfshinë pazarin e Bangkokut , e cila është e preferuar nga turistët.Vendi përfshihet nga kaoi teksa njerëzit dëgjohen duke ulëritur e vrapuar.
 
Dëshmitarët thonë se nxehtësia e shpërthimit vdekjeprurës ishte mbytëse, mbeturinat fluturonin kudo dhe çdo gjë ishte e rrethuar nga hiri.
 
Autoritetet po punojnë për identifikimin e plotë të trupave dhe të pastrojnë vendngjarjen për të gjetur prova.Askujt nuk iu është vënë përgjegjësia për ngjarjen por gruaja që vuri çantën në vendin e shenjtë 15 minuta para shpërthimit mbetet fusha e parë e hetimit.
 
Numri i të plagosurve ka shkuar në 123, konfirmon zëdhënësi i policisë së Bangkokut.
 
Kryeministri i Tailandes Prayuth Chan-ocha e ka cilesuar sulmin me bombe si “me i keqi i shkaktuar ndonjehere ndaj vendit”.
 
Ai shtoi se pergjegjesit e ketij akti nuk jane identifikuar akoma, por qe policia po punon per zbardhjen e ngjarjes.
 
AIDA AVDULLAU-ZIBERI