Maqedoni
Ministria e Shëndetësisë: Uji në Poroj e Reçicë të Madhe, mund të pihet
18.08.2015 12:53
Rezultatet më të reja nga analiza e ujit të pijshëm në rajonin e Tetovës të përfshirë nga përmbytjet, treguan se uji në Reçicë të Madhe dhe në Poroj...

Rezultatet më të reja nga analiza e ujit të pijshëm në rajonin e Tetovës të përfshirë nga përmbytjet, treguan se uji në Reçicë të Madhe dhe në Poroj është në gjendje të mirë, bëri të ditur Ministria e Shëndetësisë.
Ndërkohë ende vazhdojnë masat për mirëmbajtjen e nivelit të sigurisë dhe futjen e dezinfektimit dhe klorimit.
Nga Ministria e Shëndetësisë kumtuan se në Tetovë, ku është vendosur dezinfektimi në rrjetin e ujësjellësit të qytetit, si dhe në Leshok e Neproshten, uji i pijshëm është në gjendje të mirë tashmë disa ditë, përderisa në rajonet tjera rurale të përfshira nga përmbytjet , uji nuk është në rregull dhe i ndaluar për pije.
Në rast të paraqitjes së simptomeve të dobëta të vjelljes, diares, respektivisht simptome të ngjajshme me gripin, temperaturë të lartë, kokë dhimbje, kollë ose maramendje, personat duhet menjëherë të paraqiten tek mjeku amë pse në shërbimin kujdestar, apelojnë nga Ministria e Shëndetësisë.
