Botë

Lesbos: 4 mijë refugjatë, pa ujë për pije

18.08.2015 13:05

Në ishullin grek Lesbos më shumë se katër mijë refugjatë dhe emigrantë janë në pritje të procesit të identifikimit në qendrën e pritjes...

Gjendjen e tyre e rëndon mungesa e ujit për pije.
 
Autoritetet presin rritje të numrit të emigrantëve ditët e ardhshme pasi është intensifikuar trafiku i trageteve për shkak se sezoni veror është në pikun më të madh.
 
Anijet që do të përdoreshin për të sjellë emigrantët në Athinë janë duke punuar me kapacitet të plotë për shkak të fundjavës të zgjatur, agjentët turistikë lokalë pohojnë se anijet vazhdimisht do të jenë te rezervuara edhe në ditët që vijojnë.