Ekonomi
“MAKPETROL” - Neziri: Krizë nuk do të ketë
18.08.2015 14:16
Prokuroria publike ka kërkuar nga Gjykata Themelore Shkupi 1 që ta zhbllokojë llogarinë bankare të “Makpetrol”-it derisa të zgjasë procesi gjyqësor...

Ministri I Ekonomisë Bekim Neziri, edhe pse nuk dëshiron të përzihet në vendimet e gjyqësorit, me porosi deri tek gjykatat që të jenë më të vëmendshme kur bëhet fjalë për kompani strategjike dhe për interesin e qytetarëve.
“Shfrytëzoj rastin të përcjell mesazh te Gjykata dhe organet që janë kompetente në këtë drejtim që kur të sjellin vendime pa marrë parasysh a janë pozitive ose negative të kenë kujdes në sjelljen e vendimeve pasiqë vendimet mund të sjellin pasoja zhvillimit ekonomik , pasoja në zhvillimin e komapnive sidomos të huaja andaj duhet të jemi më të kujdeshëm në këtë drejtim”, shprehet ministri i ekonomisë Bekim Neziri.
Sipas Nezirit, në vend nuk do të ketë krizë energjetike si pasojw e bllokadës së llogarisë së “Makpetrolit”.
“Pas takimit me të gjitha kompanitë që janë të licencuara për tregti me naftë dhe derivate të naftës konstatuam se importi ose sasitë që importohen në Maqedoni ,nuk ka problem në sigurimin e sasive të duhura . A jo që do të jetë problem është se SH.A Makpetrol rrjetën me stacione të pompave që e posedojnë është mbi 40 % e kapacitetit të tyre andaj në disa komuna do të ketë probleme reale për qytetarët për paisje me derivate të naftës”, shprehet ministri i ekonomisë Bekim Neziri.
Problemi “Makpetrol “mund të shkaktojë edhe probleme financiare sepse të hollat do të duhet të orientohen tek kompani tjera të cilat duhet të jenë zëvendësim për këtë gjendje, thonë nga Asociacioni për resurse energjetike.
“Kjo do të ndikojë edhe te sektori bankar dhe mendoj se eshtë mirë të përmendet se një situatë e tillë tregon se liberalizimi i tregut të energjisë kontribon që situatat e tilla të mos jenë situata të krizës,por të jenë vetëm problematike sepse nëse nuk ka alternativa të ciltdo furnizues, kjo nënkupton monopol dhe përgjigjja e vetme është liberalzimi i tregut energjetik”, shprehet Koco Angjushev nga Asociacioni maqedonas për resurse energjetike.
Për sa i përket aeroporteve, kerozinë do të ketë edhe për pesë ditët e ardhshme.
Ministria e Ekonomisë po shqyrton mundësinë për furnizimin e aeroplanëve nga cisternat, praktikë kjo që zbatohet në Kosovë.
FLUTURA LATIFI
