Maqedoni

ARM shënon ditën e saj: Veliçkovski dhe Racaj, në krye të SHP-ARM

18.08.2015 14:53

Në mënyrë solemne u shënua 23 vjetori i ARM-së. Në këtë përvjetor u emëruan edhe drejtuesit e rinj të amratës...

Kryeshef i ri në ARM  u emërua Gjeneral – major Metodija Veliçkovski, ndërsa zëvendës i tij, gjeneral major Muhamed Racaj.
 
Armata e Maqedonisë mëton të kthehet në një ushtri profesionale dhe moderne tha me këtë rast ministri i Mbrojtjes Zoran Jolevski.
 
“Ne vazhdojmë me reformat dhe kontributet drejt misioneve ndërkombëtare paqëruajtëse, këtë  e bëjmë për përforcimin e mëtutjeshëm të armatës. Në 2012 filluam proces të ri në transformimin e ARM-së që duhet të përfundojë deri në fund të këtij viti ,qëllimi është  që të arrijmë  ushtri moderne dhe profesionale”, shprehet ministri mborjtjes Zoran Jolevski. 
 
“Ne do të përpiqemi që ta ndërtojmë dhe ta ruajmë imazhin. Në fakt pjesëtarët e ARM-së do të jenë gjithmonë të parët në ndihmën për qytetarët, kur është më vështirë dhe deri sa të ketë nevojë”, shprehet shefi i shtabit të përgjithshëm të ARM-së, Metodija Velickovski. 
 
Komandant i përgjithshëm i forcave të armatosura, Presidenti George Ivanov ndërkohë, theksoi se edhe pse Maqedonia i plotëson të gjitha kriteret për anëtarësim në NATO, gjatë kohë po pret për ta marr vendin që i takon. 
 
“Maqedonia është e përgatitur për anëtarësim në NATO. Po NATO a është e përgatitur për anëtarësimin e Maqedonisë, mbetet që të shikohet në Samitin e Varshavës”, shprehet komandant i përgjithshëm i forcave të armatosura George Ivanov.
 
Në ditën e ARM-së u premtua përsimërsimi I standardit jetësor të përfaqësuesve të ARM-së dhe modernizimi I Armatës. 
 
VLORA LATIFI-TOPOJANI