Kulturë
Prishtinë: Seminari i 34 i gjuhës, letërsisë dhe kulturës shqipe
18.08.2015 15:00
Më shumë se 100 albanologë nga e gjithë bota jane mbledhur prej dje në Prishtinë për të marrë pjesë në Seminarin e 34 Ndërkombëtar të Gjuhës, Letërsisë dhe Kulturës Shqiptare...

Gjatë 11 ditëve të ardhshme, albanologët do të diskutojnë zhvillimet më të reja të kombit shqiptar.
Ky seminar, siç u tha nga të pranishmit, ka luajtur dhe vazhdon të luaj rol të rëndësishëm në rrjedhën e proceseve kulturore dhe politike në Kosovë, ndërsa konsiderohet si ngjarja më e madhe kulturore e shkencore që mbahet brenda një viti.
Seminari Ndërkombëtar i Gjuhës, Letërsisë dhe Kulturës Shqiptare është themeluar në vitin 1974 pranë Fakultetit të Filologjisë të Universitetit të Prishtinës.
