Stavrevski: Mundësojmë punë edhe për të moshuarit
4. 622 persona janë punësuar përmes projektit "Maqedonia punon”, njoftoi sot ministri i Financave Zoran Stavreski...

Rreth 2.000 persona janë të rinj deri në 35 vjeç, janë angazhuar edhe rreth 1.000 persona të moshës mbi 50 vjeç deklaroi ai. Zv kryeministri Stavreski theksoi se prej atyre që janë punësuar me mbi 50 vjeç, rreth 250 persona janë mbi moshën 58 vjeçare.
Të njejtët anjsëherë nuk do të ishin punësuar nga ndonjë firmë po të mos ekzistonte ky projekt qeveritar, theksoi Stavreski.
Ai vlerësoi se projekti Maqedonia punëson has në një interes të shkëlqyer nga ana e punëdhënësve sepse iu mundëson atyre kursim të shtuar, pasi gjatë angazhimit të kategorive të caktuara, mbulohen harxhimet për kontributet për shëndetësi dhe sigurim pensional.
