Me prokuror ndërkombëtare shkelet sovraniteti i shtetit, Maqedonia ka kuadro për prokurorë special
Deri sa partitë politikë bëjnë marrveshjen se kush duhet të jetë prokurori special që duhet të zgjidhet deri më 15 shtator në opinion dëgjohen zëra se nuk përjashtohet mundësia që Prokurori Special të jetë nga radhët e ekspertëve ndërkombëtarë i propozuar nga BE dhe i përkrahur edhe nga SHBA...

Një gjë e tillë shihet e mundur në rast të mos marrëveshjes mes partive politke rreth emrave të propozuar të ekspertëve vendor për prokuror special.Profesori univerzitar Afrim Osmani vlerson se Maqedonia ka kuadro profesionale të cilët do të kishin mundur të kryejnë një detyrë të tillë ,pasi sipas tij zgjedhja e ekspertëve ndërkombëtarë do të cënonte sovranitetin e shtetit.
“Me vetë emërtimin e një prokurori public të jashtëm dhe jo shtetas të huaj, kemi shkelje të sovranitetit apsolutë të RM-së.Unë besoj se kemi personalitete të përgaditura në këtë drejtim të cilët kanë treguar rezultate edhe më herët por edhe tani , por ja që për shkak të krizës së krijuar politike janë në heshtje nuk janë në dukje ,mirëpo RM ka një kapacitet në këtë drejtim që të udhëheq këtë organ special që do ti trajton lëndët e përgjimeve të publikuara nga opozita” – tha profesori univerzitarë, Afrim Osmani.
Përveç prokurorit special nevoitet edhe gjykatë speciale
Osmani gjithashtu është i mendimit se si rrjedhojë e këti procesi pas prokurorit special gjithashtu është e nevojshme edhe një gjykatë special e cila do të punonte mbi rastin që kanë të bëjë me aferën e përgjimeve.
“Lideri opozitarë ka shprehur dyshymin, edhe në procedurat e ngritur kundër ti nuk u përgjigjet thirrjeve të gjykatës ,për shkak të mos besimit apo për shkak të anshmërisë dhe subjektivitetit që kanë treguar deri më tani.Me vetë themelimin e një prokurorie special të tillë kjo nënkupton edhe themelimin e po ashtu një gjykate ad hok që do ti trajton vetëm lëndët” – tha profesori univerzitarë, Afrim Osmani.
Prokurori Special është pjesë e marrëveshjes politike midis katër partive kryesore politike në Maqedoni.
Zgjedhja e tij do të duhet të bëhet deri më 15 shtator, ndërsa funksionimi i tij do të ketë edhe bazë kushtetuese, pasi që partitë do të ndryshojnë kushtetutën për emërimin e tij.
Prokurori special do të merret me hetimin e aferës së përgjimeve të shpalosur nga lideri opozitar maqedonas Zoran Zaev, një dosje voluminoze që përmban biseda të përgjuara, ku shfaqen dyshime për keqpqrdorim të pushtetit.
Përveç kësaj, prokurori special do të merret edhe me hetimin e rastit “Puç”, që ka të bëjë me akuzën e ngritur kundër liderit opozitar Zaev , për spiunim dhe bashkëpunim me shërbime të huaja sekrete. (Florije Kamberi, TVM2)
