DEBAT PËR NDRYSHIMET NË MODELIN ZGJEDHOR

Partitë e vogla kërkojnë një njësi zgjedhore

18.08.2015 16:33

Partitë e vogla politike të vendit janë shprehur kundër modelit aktual zgjedhor...

Në një tribunë të përbashkët ata kërkuan që Maqedonia nga gjashtë të shkrihet në një njësi zgjedhore, të ketë lista të hapura të votimit si dhe të hiqet pragu prej 3% të grumbullimit të votave  në marrjen e mandatit të deputetit. Kryetari i PPD-së Nexhat Bexheti thotë se propozimet e tilla do të pamundësonin shpërndarjen e  votës shqiptare në më shumë njësi duke rezultuar më pas me humbje mandatesh në parlament.

“Sipas një analize që kemi bërë aludojmë se brenda ciklit zgjedhor trupi votues i shqipatrëve humb mbi 30 mijë deri në 40 mijë votues të cilët shpërndahen nëpër partitë tjera, partitë e mëdha i  shfrytëzojnë këto numra dmth partitë shqipatre deri tash nuk kanë arritur që ti rrumbullakësojnë numrin e gjith votuesve“ – tha kryetari i PPD-së, Nexhat Bexheti.

Deputetja Liljana Popovska thotë se me ndryshimet skena politike do të fitojë më shumë demokraci ndërsa qytetarët do të fitojnë përfaqëim më të madh në paralament.

“Me një njësi zgjedhore do të mundësohet ekzistimi i një numri më të madh të partive politike. Me vetë ekzistimin e tyre do të kemi një debat më normal politik. Mendoj se do të përfitojmë në aspektin e kulturës së dialogut, do të debatohet në frymën e argumenteve dhe do ti iket fjalës së urretjes” – tha kryetarja e RDM-së, Liljana Popovska.

Profesori universitar Vllado Buçkovski thotë se do të duhet të gjendet model i cili nuk do të nëpërkëmbë votën e partive të vogla politike.

“Maqedonia mund që të mbetet e ndarë në gjashtë njësi zgjedhore por të mblidhen të gjitha votatat që të mund të përfaqësohen të gjitha partitë politike të cilat nga 2006-ta e deri më sot humbin mesatarisht nga 12 deri më 17 mandate” – u shpreh profesori univerzitarë, Vllado Buçkovski.

Sektori civil hapi mundësinë e uljes së numrit të deputetëve nga 120 në 90 sipas modelit të parlamentit slloven.

“Fillimisht do të ishin ulur shpenzimet për funksionimin e kuvendit, do të kishte punë më efektive në marrjen e vendimeve ndërsa do të mund që të ulej edhe keqpërdorimi i disa deputetëve” – deklaroi Samoill Mallçevski, përfaqësues i sektorit civil.

Kërkesa për ndryshime i është dorëzuar edhe komisarit europian Johanes Hahn ndërsa është njoftuar edhe faktori relevant politik në vend. Nga PPD presin përkrahjen e eurokomisarit në jetësimin e këtyre kërkesave ndërsa në të ardhmen do të ngriten inicijativa të reja. Ato do të kenë për qëllim edukimin e elektoratit për peshën e votës dhe pjesëmarrjen në procesin votues. (Meral Ismaili, TVM2)