Filluan regjistrimet në USHT, 4640 vende të lira, 700 vende në Shkup

18.08.2015 17:24

Filluan regjistrimet e studentëve të rinj në Universitetin Shtetëror të Tetovës...

Afati i pare i regjistrimeve do të zgjatë deri me 21 gusht në të gjitha fakultete e USHT-së.

Këtë vit në Universiteti Shtetëror i Tetovës do të regjistroj gjithsej 4640 studentë, në mesin e të cilëve 2245 studentë të rregullt me kuotë shtetërore, 2035 studentë të rregullt me bashkëfinancim dhe 360 studentë me korrespodencë.  Në degët e USHT-së  në Shkup do të mund të regjistrohen  rreth 700 studentë.

“Në kete vite akademik  imnteresi per regjistrim te studenteve ne USHT Shkup  eshte jashtezakonisht i madh. Siç e shihni edhe vete prej heret ne mengjes ka filluar fluksi i madh per regjistrim ne drejtim  te disperzuara ne Shkup. Per dallim nga vitet e tjera  ne shkup sivjet pranohen  rreth 700 studente  nje ngritje me e madhe nga viti i kaluar dhe kemi disa drejtime me ndryshme dhe disa drejtime me atraktive” – tha koordinatori i degëve të dizpersuara të USHT-së-Shkup, Fati Iseni.   

“Behet fjale per 10 drejtime  dhe i kemi te shpallura ne konkurse  të gjitha,  ndersa konkursi ka qene i shpallur para 1 muaj e gjysem ne  Veb faqen e universitetit dhe ne mjetet e informimit.

Vetë  studentet thonë se kanë përzgjedhur Universitetin Shtetëror të Tetovës , pasi ofron drejtime interesante, ka kuadër profesional mësimdhënës dhe pas mbarimit të shkollimit , mund ta kenë  me lehtë në të ardhmen për punësime” – tha udhëheqësi i administratës, Fatmir  Tahiri.

“Jam duke i bërë gati dokumentacionin për gazetari  dhe mendoj në të ardhmen të punësohem  në gazetari”.                                                                      

“ Më së  shumeti na pelqejne drejtime mjeksore pasi qe shkollen e mesme e kam kryer ne mjekesi mendoje qe do e vazhdoj farmaciste”.

“Jam duke i bërë gati dokumentacionin për tu regjistruar   ne gazetari Me pelqen ky profesion që të vazhdoje edhe në të ardhmen”.

“Po bëj gati dokumentet për regjistrim.  Kemi vendosur të regjistrohemi ne fakultetin juridik per te ardhmen te punesohemi diku”.

“Po përgatisim  dokumentet qe te regjistrohemi ne fakultetin juridik” – u shprehën disa nga studentët të cilët presin që në të ardhmen të studiojnë në Univerzitetin shtetëror të Tetovës.

Të drejtë regjistrimi në USHT, për studimet e ciklit të parë kanë kandidatët që kanë dhënë maturën shtetërore ose maturë ndërkombëtare.

Gjithashtu, të drejtë regjistrimi në ciklin e parë të studimeve kanë edhe kandidatët me shkollim të mesëm katërvjeçar, të cilët kanë dhënë maturë shkollore ose provim përfundimtar.

Të drejtë regjistrimi në ciklin e parë të studimeve kanë edhe kandidatët me shkollim të mesëm katërvjeçar, të cilët nuk kanë dhënë maturë shtetërore, respektivisht kanë përfunduar shkollimin e mesëm katërvjeçar para vitit akademik 2007/08. (Rejhane Bushi – Metaj, TVM2)