Zyrtare: Mateo Kovacic te Real Madridi
Mateo Kovacic është zyrtarisht lojtari më i ri i Real Madrdit...

Nëpërmjet një komunikate për shtyp, klubi mbretëror ka zyrtarizuar blerjen e mesfushorit nga Interi. Kroati ka firmosur një kontratë që do ta mbajë në Madrid për 6 sezonet e ardhshme dhe do të prezantohet të mërkurën në mesditë nga ora 13:00, në skenën e nderit në stadiumin Santiago Bernabeu, pasi të kalojë testet mjekësore.
“Real Madrid dhe Inter kanë arritur marrëveshje për Mateo Kovacicin, i cili do të nënshkruaj kontratë gjashtë vjeçare. Futbollisti do të prezantohet nesër nga ora 13:00 në Santiago Bernabeu”, thuhet në njoftimin zyrtar të Realit.
Për futbollistin 21-vjeçar, Reali do të paguajë 35 milionë euro, dhe tjerat në varësi të bonuseve.
Ndryshe Kovacic, në Inter erdhi nga Dinamo Zagrebi, janarin e vitit 2013, për një shumë prej 15 milion euro. Në dy sezone e gjysëm që I kaloi te neroaxurët, zhvilloi gjithsej 97 ndeshje zyrtare dhe shënoi tetë gola.
Ai, është I lindur në Linz të Austrisë, ku edhe I ka bërë hapat e parë në futboll, para se vitin 2007, të filloj të luaj për akademinë e Dinamo Zagrebit.
