Selami: Shqiptarët përfaqësohen denjësisht
Zëvendësministri i Mbrojtjes Ilmi Selami, hedh poshtë zërat se përfaqësimi i shqiptarëve në ARM dhe në Ministrinë e Mbrojtjes, lë ende shumë për të dëshiruar...

I ftuar në Ditarin Qëndror në TVM 2, Selami thotë se në administratën e ministrisë së mbrojtes shqiptarët arrijnë në 20 %, mbi 21% në Armatën e Republikës së Maqedonisë.
Sipas Selamit, gjithsesi po punohet që përfaqësimi të zhvillohet edhe në postet udhëheqëse dhe njësitet speciale.
5 shqiptarë pranohen së shpejti në rradhët e njësistit ujqit, ndërkohë që për vendet e tjera udhëheqëse, pritet afati kohor për avancim pasi gradat ushatarke kanë limit kohor të paracaktuar për avancim.
Në linkun në vijim mund të ndiqni intervistën e plotë të zv.ministrit të Mbrojtjes, Ilmi Selami dhënë në kuadër të Ditarit Qëndror këtu në TVM2: http://al.play.mrt.com.mk/play/70194/selami-shqiptaret-perfaqesohen-denj...
