Maqedoni
Një grua humbi jetën nga goditja e autobusit në Misleshevë
19.08.2015 09:23
Një grua humbi jetën në një aksident që mbrëmë ndodhi në rrugën magjistrale Ohër-Strugë, në fshatin Misleshevë...

Zëdhënësi i SPB-së Ohër Stefan Dimoski e konfirmoi fatkeqësinë, e cila sipas tij, ka ndodhur rreth orës 21 kur një autobus, tani për tani për arsye të panjohura e ka goditur gruan e cila ka qenë duke ecur në rrugë.
Nga goditja gruaja, identiteti i të cilës nuk është kumtuar, ka vdekur në vendin e ngjarjes, ndërsa ekipi i Ndihmës së shpejtë të Strugës vetëm e ka konstatuar vdekjen.
Kontroll kanë bërë prokurori dhe nëpunësit policorë nga Stacioni policor-Strugë , ndërsa hetimi duhet të konfirmojë se nën çfarë rrethana ka ndodhur fatkeqësia.
Më shumë detaje policia do të njoftojë gjatë ditës./mia
