Botë
UNICEF: Mbi 400 fëmijë të vrarë dhe 600 të lënduar nga fillimi i konfliktit në Jemen
19.08.2015 09:38
Rreth 400 fëmijë janë vrarë dhe mbi 600 janë lënduar nga fillimi i konfliktit të armatosur në Jemen, kumtoi UNICEF...

Mesatarisht vdesin tetë fëmijë në ditë, nga fillimi i konfliktit në mars të këtij viti.
"Fëmijët e mbajnë ngarkesën e konfliktit të ashpër të armatosur, që nuk jep shenja se mund të zgjidhet shpejt", citohet në kumtesën e agjencisë të KB-së.
"Ky konflikt është tragjedi e madhe për fëmijët jemenas, të cilët vdesin nga bomat dhe plumbat, ndërsa ata që mbijetojnë janë nën kërcënim të sëmundjeve dhe mungesës së ushqimit", citohet në raportin e UNICEF-it.
Sipas agjencisë të KB-së 398 fëmijë janë vrarë, 377 janë rekrutuar për luftëtarë, ndërsa 1,3 milionë janë detyruar t'i braktisin shtëpitë e tyre.
UNICEF citon se 10 milionë fëmijë, pothuajse gjysma e popullatës së Jemenit kanë nevojë për ndihmë urgjente humanitare.
Arabia Saudite para një muaji shpalli se tërësisht do t'i financojë 274 milionë dollarë ndihmë urgjente të kërkuara nga KB-ja për Jemenin, por sipas zëdhënësit të UNICEF-it Raxhat Madhok agjencia nuk ka marrë kurrfarë para për atë linjë./mia
