Botë

Policia shqiptare në Dukagjin ka shkatërruar rreth 18.000 bimë narkotike

19.08.2015 09:55

Policia shqiptare vetëm gjatë ditës së djeshme në disa fshatra të Dukagjinit të paktën 147 parcela janë shkatërruar me 17 mijë e 890 bimë narkotike.

Më shumë se 450 forca policore në Shqipëri kanë marrë pjesë në aksionin policor të koduar "Brashta".
 
Ky operacion antikanabis është zhvilluar pranë fshatrave Ndreaj, Brashtë, Pylaj, Bob, Vuksanaj dhe Breg Lumi në zonën e Dukagjinit, ku gjatë një kontrolli ajror më herët, në këtë zonë policia arriti të vërejë parcela të shumta të mbjella me kanabis sativa.
 
Në bazë të përllogaritjes së këtyre të dhënave të vrojtuara nga ajri, autoritetet policore thonë se kanë bërë çdo përllogaritje të nevojshme për të shkatërruar edhe parcelën më të vogël në këtë zonë.
 
Ky është edhe shkaku që në operacion janë përfshirë më shumë se 450 policë dhe 70 automjete. Në bazë të planit të hartuar, operacioni do të zgjasë disa ditë dhe në drejtimin e tij janë vënë që tani drejtuesit kryesorë të Policisë së Shtetit./mia