Botë

Indonezi: Për shkak të motit të keq është rënduar tërheqja e pasagjerëve të vdekur

19.08.2015 10:33

Shi i rrëmbyeshëm dhe mjegull e dendur e rëndon tërheqjen e trupave të viktimave në fatkeqësinë e aeroplanit në krahinën indoneziane Papua...

Shi i rrëmbyeshëm dhe mjegull e dendur e rëndon tërheqjen e trupave të viktimave në fatkeqësinë e aeroplanit në krahinën indoneziane Papua, lajmërojnë autoritetet lokale, transmeton BTA.
 
Aeroplani i "Trigana Er" me 49 pasagjerë dhe pesë anëtarë të ekuipazhit u rrëzua të dielën në rajonin malor Pegunungan Bintanga. Në fatkeqësi jetën e humbën të gjithë 54 personat në aeroplan.
 
Ekipet e shpëtimit së pari planifikuan që trupat e viktimave t'i transferojnë me helikopter, por për shkak të kushteve të liga të motit ato dërgohen në këmbë  nëpër terrenin e rëndë malor.
 
Aeroplani ka ateruar nga Xhajapura, kryeqytet i krahinës lindore Papua drejt Oksibilit. Ai u humb nga radari dhjetë minuta para arritjes në Oksibil. Ky është aksidenti i tretë ajror për një vit në Indonezi./mia