Sportet E Tjera

IAAF pranon Federatën e Atletikës të Kosovës

19.08.2015 11:02

Kosova është bërë anëtari më i ri dhe i 213 i Federatës Botërore të Atletikës, ndërsa nga 211 anëtare për Kosovën votuan 187, kundër ishin 13 vende...

Federata Atletike e Kosovës është pranuar me të drejta të plota në familjen e madhe botërore të Atletikës.
 
Sot në Pekin të Kinës është mbajtur Kongresi Botëror i Atletikës, ku është pranuar me të drejta të plota edhe Federata e Atletikës të Kosovës.
 
Kosova është bërë anëtari më i ri dhe i 213 i Federatës Botërore të Atletikës, ndërsa nga 211 anëtare për Kosovën votuan 187, kundër ishin 13 vende.
 
Pas këtij pranimi, edhe zyrtarisht i është lejuar pjesëmarrja atletit Musa Hajdari, në Kampionatin Botëror të Atletikës, i cili do të zhvillohet nga 22-30 gusht në Pekin të Kinës.