Maqedoni

Spërkatje kundër mushkonjave në Shkup

19.08.2015 11:04

Në territorin e qytetit të Shkupit për uikendin e ardhshëm do të bëhet spërkatja e katërt me avion kundër mushkonjave...

Ashtu siç informojnë nga qyteti i Shkupit, dezinfektim aerosol (me avion) kundër mushkonjave, do të bëhet më 22 dhe 23 gusht në periudhën prej orës 05:30 deri në orën 08:00.
 
Dezinfektim terestik sërish do të bëhet prej datës 23 deri më 27 gusht, (nga e diela deri të enjten), prej orës 23:00 deri në orën 4, të ditës së ardhshme.
 
Nëse kushtet e motit nuk lejojnë, dezinfektimi me avion do të bëhet ditën e ardhshme, kur kushtet e motit do të jenë më të volitshme, në të njëjtën kohë, ndërsa sipas kësaj do të bëhet edhe dezinfektim terestik.
 
Nga qyteti i Shkupit i lajmërojnë rritësit e bletëve në kohë t'i ndërmarin masat e nevojshme për mbrojtje të bletëve./mia