Botë
Bomba në Bangkok, vepër e një rrjeti terrorist
19.08.2015 11:21
Sulmi me bombë që vrau 20 persona në Bangkok të Tajlandës ditën e martë, u krye nga një rrjet terrorist sipas policisë vendase...

Hetuesit po përpiqen të kapin të dyshuarin kryesor të atentatit, një mashkull me një bluzë të verdhë që u regjistrua nga kamerat e sigurisë duke lënë një çantë shpine në tempullin hindu, por pas tij ka edhe persona të tjerë.
Shefi i policisë tajlandeze, Somyot Pompanmoung ka thënë për Associated Press se ky sulm me bombë ishte vepër e më shumë se një personi.
“Është e sigurtë që nuk e ka bërë i vetëm. Është një rrjet”, tha Poompanmoung, pa dhënë detaje të tjera.Kryeministri i Tajlandës, Prayuth Chan-ocha, e ka përshkruar atentatin si më të rëndin ndonjëherë ndaj vendit të tij.
BELINDA KOKA-ADEMI
