Maqedoni

Mbledhja për prokurin special përfundoi, për Vanhoute, diskutimi, solid dhe interesant

19.08.2015 11:32

Mbledhja e mbrëmshme e grupit punues të 4 partive më të mëdha politike VMRO-DPMNE, LSDM, BDI dhe PDSH, për prokurorin publik special ka zgjatur më pak se dy orë...

Pas takimit përfaqësuesit e partive politike u larguan pa dhënë detaje nga bisedimet.
 
Eksperti belg Piter Vanhoute deklaroi se diskutimi ka qenë solid dhe interesant.
 
Të premeten grupi punues i partive më të mëdha politike do të fillojë me bisedime konkrete për korrnizën ligjore, si dhe për zgjedhjen, funksionimin dhe kompetencat e prokurorit special.
 
Në pajtim me marrëveshjen e Përzhinos. Partite duhet të arrijnë marrëveshje për prokurorin special I cili duhet të emërohet më së voni deri më 15 shtatorë. Vështirësi në bisedime, posaçërisht pritet të jetë dakordimi rreth zgjidhjes personale.
 
Opozita tani më ka paralajmëruar se materialet nga bisedat e përgjuara do t’ia dorëzojë Prokurorit të ri i cili sipas  marrëveshjes duhet të ketë autonomi të plotë në punën e tij.
 
Burime nga ekipet punuesë paralajmëruan se mbledhja e ardhshme për rregullat e zgjedhjeve do të mbahet sot.