Botë

Rama paralajmëron Europën, lodhja nga zgjerimi rrezikon paqen

19.08.2015 11:37

Kryeministri shqiptar Edi Rama ka paralajmëruar Europën se, lodhja nga zgjerimi do të kishte ndikim për paqen në Ballkan...

Kryeministri shprehet “pa doreza”, kur thotë se “Europa duhet të bëjë më shumë për të mirëpritur kombet e Ballkanit”.

“Sot, ne kemi një paqe në rajon, të cilën nuk e kemi pasur kurrë në histori, ne nuk jemi engjëj dhe as nuk kemi për të qenë ndonjëherë, por e dimë se kjo paqe është rezultat i aspiratës së të gjithë popujve në këtë zonë, për të qenë pjesë e Europës”, ka thënë Rama për revistën amerikane “Nevsueek”.

Sipas shefit të ekzekutivit shqiptar “Nëse Europa do të vazhdojë të tregojë lodhje nga zgjerimi, atëherë ajo rrezikon që ta shohë këtë rajon të lodhur nga durimi. Nëse durimi merr fund, Ballkani gjithmonë do të identifikohet me gjakderdhje”, është shprehur Rama, i cili nuk e ka përfunduar me kaq paralajmërimin e tij.

“Ta lësh Ballkanin dhe besimet e tij të ndryshme fetare të shpërbëhen, kjo do të ishte një tragjedi për çdonjërin prej nesh”, thotë kryeministri Edi Rama për “Njusuik”.

ADNAN HAJDARI