Nesër dezinfektim nga ajri në të gjitha komunat
Nesër që në orën 8 të mëngjesit deri në 8 në mbrëmje , në Kumanovë, Tetovë, Manastir, Prilep, Strugë, Veles dhe komunat e tjera...

Nesër që në orën 8 të mëngjesit deri në 8 në mbrëmje , në Kumanovë, Tetovë, Manastir, Prilep, Strugë, Veles dhe komunat e tjera, me kujdes të veçantë në të gjitha ato vende ku ka pasur vërshime, do të kryhet dezinfektimi nga ajri i të gjithë hapësirës.
Edhe pse nesër ky aksion bëhet për të evituar përhajpen e sëmundjeve infektive që mund të përhapen pas vërshimeve të fundit që kapluan më shumë vendbanime, aksioni bëhet në pajtim me Planin aksionar vjetor, sipas të cilit ndërmerren aktivitetet për dezinfektimin në vazhdimësi nga ajri të hapësirave publike në të gjitha komunat.
Qendra e shëndetit publik informon bletarët që të marrin masat e duhura për mbrojtnen e bletëve dhe të mos i lëshojnë jashtë në tri - katër orë pas dezinfektimit.
