Maqedoni

Llogaria e “Makpetrolit”, ende e bllokuar

19.08.2015 13:31

Gjykata themelore Shkupi 1 ka reaguar pas lajmit të plasuar dje në media se Prokuroria ka kërkuar zhbllokimin e xhirollogarisë së “Makpetrol”it...

Prokuroria Publike nuk merr vendime për zhbllokimin e llogarive, siç informuan mediat dje,  por vetëm jep propozime si palë në procedurën para Gjykatës, thuhet në reagimin e Gjykatës Themelore Shkup 1 -Shkup. 
 
Deri te gjykatësi i procedurës është dorëzuar  propozim edhe për ndjekjen e qarkullimit pagesor dhe transaksionet e llogarive të SHA Makpetrol, për të cilën plotësisht duhet të vendosë gjykatësi i procedurës.
 
Njëherit, me qëllim të njoftimit të opinionit me normën ligjore, GJykata sqaron se duhet të veprojë, para fillimit dhe gjatë procedurës hulumtuese, me ç'rast vendim për kërkesën e prokurorit public, e  sjell gjykatësi i procedurës, por pas ngritjes së akuzës.
 
"Gjykatësi i procedurës vendos pas kërkesës së prokurorit publik  menjëherë, ndërsa më së voni në afat prej 12 orëve nga pranimi i kërkesës. Nëse gjykatësi i procedurës paraprake nuk e pranon kërkesën e prokurorit publik pa pezullime do të kërkojë vendim të sjell Këshilli që është i obliguar të vendosë për ankesa kundër vendimeve të gjykatësve të procedurës paraprake dhe kundër vendimeve tjera", thuhet në kumtesën e Gjykatës Themelore Shkup 1.