Maqedoni

Matura shtetërore, afati i dytë deri në fund të javës

19.08.2015 13:47

Nxënësit e shkollave të mesme prej dje po japin provimet e afatit të dytë të maturës shtetërore...

Ky provim ëhtsë i domosdoshëm nëse maturantët dëshiroojnë të vazhdojnë më tej shkollimin e tyre dhe mbahet për të gjithë nxënësit e shkollave të mesme që nuk kanë arroitur ta kalojnë të njejtin në afatin e qershorit për arsye të ndryshme.  
 
“Sot mbahet matura shtetërore në gjuhën angleze të cilët marrin pjesë edhe nxënës të Zef Lush Markut, shkollës së Cvetan Dimov dhe shkollës tonë. Prej shkollës tonë ka 62 nxënës prej tyre janë vetëm 12 nxënës shqiptar, prej Zef Lush Markut janë 93 dhe prej shkollës Cvetan Dimov janë 71 nxënës…Sa i përket shkollës tonë për të cilën më takon të flas më shumë përafërsisht është numri i njejtë i nxënësve të cilët kanë përsëritur edhe vitin e  kaluar”, shprehet zv/drejtor në  Sh.M.E“Arseni Jovkov”, Nazmi Rramani. 
 
Provimi i maturës shtetërore mbahet në dy afate afatin e  qershorit dhe të gushtit, nxënësit të cilët nuk do të arrijnë ti japin provimet as në afatin e gushit, mundësinë e radhës për ta bërë një gjë të tillë, do ta kenë vetëm në qershor të vitit të ardhshëm.
 
VLORA LATIFI-TOPOJANI