Maqedoni

Kufoma e një mashkulli gjendet në qarkun e fabrikës së "Hekuranës"

19.08.2015 14:34

Në qarkun e fabrikës "Hekuranë" dje në mëngjes është gjetur kufoma e një mashkulli në fazën e dekompozimit, njoftoi MPB-ja...

Ekpertizë në vendin e ngjarjes ka bërë ekipi i SPB-Shkup dhe prokuroi i përgjithshëm kompetent dhe me urdhër të tij kufoma e të ndjerit është çuar në Institutin e mjekësisë ligjore dhe kriminalistikës për autopsi. 
 
Punohet për konfirmimin e identitetit të personit, si dhe të ndriçimit të plotë të rastit./mia