Ekonomi

Fondet Europiane, 15.000 vende të reja pune në sektorin privat

19.08.2015 15:32

Përmes projekteve të financuara nga BE nga fillimi i vitit janë hapur mbi 15 mije vende te reja pune ne sektorin privat...

Përmes projekteve të financuara nga BE nga fillimi i vitit janë hapur mbi 15 mije vende te reja pune ne sektorin privat, 560 persona kanë filluar të punojnë si praktikantë ndërsa pas 2 jave do të nënshkruhen edhe 80 marëveshje të reja për praktikantët.
 
Gjithashtu rreth 500 biznese të reja janë hapur nëpërmjet programit për vetëpunësim me grande nga 5000 mijë euro.  
 
Ndermarjet janë në fazën përfundimtare për regjistrim disa prej tyre kanë filluar me punë ndërsa të tjerët duhet të fillojnë nga muaji shtator I këtij viti.
 
“Paralelisht kanë aritur aplikacionet nga punëdhënësit për marëveshje të reja  për praktikantë të rinjë. Shpresoj se deri në fundë të viti numri i praktikantëve do të arijë deri në 1000 persona. Më së shumti praktikantë ka në sektorin bankar”, Vllado Popovski, drejtor i agjencionit për punësim. 
 
Sot agjencioni  për punësim ka pranuar  edhe 10 automjete të reja  me vlerë prej 100 mijë euro nga fondet e Bashkimit Evropian. 
 
“Automjetet janë siguruar me qëllim që të përmisohet efikasiteti I agjencisë për punësim , të përmisohet shërbimi dhe të zvoglohet papunësia e cila paraqet problem për vendin. Me automjetet e reja presim të përmirësohet qasja e APRM¬- së dhe të rriten kapacitetet e saj për zvogëlimin e papunësisë”, Martin Kaluke, delegacioni i BE-së në Maqedoni. 
                                                                                 
Agjencioni për punësim dhe Bashkimi Evopian kanë edhe projekte tjera si tuining projekti si dhe trajnime të ndryshme të cilat kanë buxhet deri në 5 milionë euro. 
 
REJHANAE BUSHI-METAJ