Maqedoni
Xhaferi- Reka: Lidhjet infrastrukturore, interes i përbashkët
19.08.2015 15:59
Zëvendëskryeministri Musa Xhaferri ëhstë takuar sot me Ambasadorin e Republikës së Shqipërisë në në Shkup...

Zëvendëskryeministri Musa Xhaferri ëhstë takuar sot me Ambasadorin e Republikës së Shqipërisë në në Shkup, Fatos Reka i cili sapo ka marrë filluar detyrën e tij në vendin tonë
Xhaferri dhe Reka biseduan për zhvillimet politike në vend, implementimin e Marrëveshjes së Ohrit, marrëdhëniet ndëretnike si dhe për temat tjera që janë në interes të përbashkët.
Bashkëbiseduesit u dakorduan se duhet bashkëpunim më i madh në realizimin e projekteve të përbashkëta infrastrukturore, si ndërtimi i rrugës së Arbërit, Korridori 8, lidhja hekurudhore si dhe projekte të tjera që janë në interes për qytetarët e të dy vendeve.
Bashkëbiseduesit theksuan se synimi i përbashkët i vendeve të rajonit është anëtarësimi në familjen e madhe evropiane, dhe në realizimin e këtij synimi është i nevojshëm bashkëpunimi rajonal.
Anëtarësimi në Bashkimin Evropian garanton stabilitet, siguri dhe zhvillim ekonomik për rajonin, theksuan ata.
Zëvendëskryeministri Xhaferri tha se integrimi i vendit në strukturat euro atltnike së bashku me zbatimin e MO-së dhe zhvillimin ekonomik mbetet prioritet i Qeverisë së Maqedonisë.
Ambasadori Reka potencoi me këtë rast se Shqipëria mbështet anatarësimin e Maqedonisë në strukturat euro-atlantike.
