Futbol
Kovacic prezantohet te Reali
19.08.2015 16:42
Real Madrid ka prezantuar përforcimin e ri, Mateo Kovacic...

Mesfushori kroat erdhi nga Inter në transferim me vlerë prej rreth 35 milionë euro. Në prezantimin e kroatit, presidenti i “Los Blancos”, Florentino Perez lavdëroi blerjen e tij.
“Real Madrid është skuadër e mrekullueshme me një staf të gjerë e të aftë për të bërë punë të madhe. Mirëpo, synimi i ekipit është të përmirësohet vazhdimisht dhe për këtë arsye kemi transferuar një futbollist të talentuar si Kovacic. Ai është i ri dhe mund të jetë i dobishëm në Madrid”, deklaroi Perez në konferencë për shtyp.
Kurse, reprezentuesi kroat u shpreh i lumtur me klubin e tij të ri, ku do të veshë fanellën me numrin 16.
“Do ta jap maksimumin për klubin më të madh në botë. Jam shumë i lumtur që jam këtu”, u shpreh Kovacic.
Trajneri i Interit, Roberto Mancini pranoi se klubi italian ishte i detyruar të shesë Kovacicin – njësoj sikurse Xherdan Shaqirin – në mënyrë që të respektojë rregullat e Fair-Playt Financiar të UEFA-s.
