Maqedoni

Marrëveshja e Përzhinos,Mersim Maksuti: do të ketë presion ndërkombëtar

19.08.2015 17:35

Edhe pse grupet e punës nuk po dalin me ndonjë deklaratë konkrete se për cfarë është arritur pajtueshmëri deri më tani...

Edhe pse grupet e punës nuk po dalin me ndonjë deklaratë konkrete se për cfarë është arritur pajtueshmëri deri më tani, ekspertë vlerësojnë se afatet e përcaktuara në marrëveshjen e Përzhinos duhet të respektohen deri në fund.
 
Eksperti juridik Mersel Maksuti vlerson se afatet nuk guxojnë të shtyhen , por edhe nëse ka ndonjë përpjekje të tillë, Maksuti thotë se përfaqësuesit ndërkombëtare do të shtojnë presionin për të respektuar të njejtat.  
 
Maksuti është pesimist gjithsesi se prokurori publik do të zgjidhet lehtësish me një consensus mes partive.
 
“Kam bindjen e plotë se me presionin e fuqishëm të ndërkombëtarëve nga Komisioni Europian do të arrihet që deri më 15 shtator të zgjidhet prokurori special . Ai do të zgjidhet por a do të azgjidhet me konsenzus midis liderëve politik kjo është një dilemw e madhe dhe unë personalisht nuk mendoj se do të arrij të zgjidhet.Unë besoj se më 15 shtator ne do të kemi prokurorë special të zgjedhur nga partitë tona politike ose do të kemi prokurorë ekspert ndërkombëtarë dhe besoj se kjo e fundit do të jetë më reale për tu arritur”, tha Mersim Maksuti, ekspert juridik.
 
Maksuti vlerëson se edhe përkundër konfrontimeve politike për zbatimin e marrvëshjes në fjalë afati i caktuar për mbajtjen e zgjedhjeve në prill të vitit të ardhëshëm nuk guxon të ndryshohet.
 
“Edhe nëse ndodh që afatet për realizimin e marrëveshjes mund të vonohen kjo është çështje ditësh , por afati kryesorë mbajtja e zgjedhjeve më 24 prill është datë e betonuar thellë dhe nuk besoj se ajo do të mund të shtyhet më tej apo të paraqiten pengesa tjera të rëndëishme që të mund të vështirojnë mbajtjen e zgjedhjeve të parapara më 24 prill të viti të ardhëshëm”, shtoi Maksuti. 
 
Maksuti shtoi se është në interest ë të gjitha palëve të konfrontuara në krizën politike që me 1 shtator të kthehet opozita në parlament dhe menjëherë të fillojë procedura e miratimit të ligjeve në radhë të parë të prokurorit special dhe më pas të rrespektohen gjitha procedurat e marrveshjes së arritur në Przhino.
 
FLORIJE BELULI-KAMBERI