Maqedoni
UEJL me oferta të reja, mësim në anglisht dhe bursa për më të mirët
19.08.2015 17:49
UEJL nga e hëna ka hapur dyert e regjistrimit për studentët e rinj...

Në të dy kampuset në Tetovë dhe Shkup, ofrohen 17 programe deridiplomike, 34 programe të ciklit të dytë apo master dhe katër programe studimore, në ciklin e parë dhe të dytë të studimeve në pesë fakultete.
Gjeneratat e reja po identifikojnë UEJLnë si Universitetin e së ardhmes sepse pas përfundimit të studimeve që mbahen në gjuhën angleze studentët punësohen shumë lehtë nga kompanitë thonë përgjegjësit në UEJL.
Risi këtë vit akademik janë edhe bursat për studentët e shkëlqyeshëm të cilat përgjysmojnë pagesën e studimeve.
“Ne jemi Universiteti I pare që vendosëm studimet të integruara sipas një modeli gjerman që mbahen vetëm në gjuhën angleze dhe kur student kur të mbarojë studimet të diplomohet në UEJL vendin e punës e ka të garantuar,varësisht nga ajo se cila është kompania dhe institucioni që ka ndihmuar studentin I cili është diplomuar dhe I për gaditur si kuadër I asaj kompanie…Të gjithë ata që përfundojnë shkollën e mesme me sukses 5.00 fitojnë të drejtën e bursës që është 50 % të pagesës së studimeve paramendoni se cfarë lehtësimi është nëse studimet për semestër prej 650 euro kjo shumë përgjysmohet dhe kjo tregon se po rritet numri I nxënësve të shkëlqyeshëm”, tha Demush Bajrami nga UEJL
Studentët thonë se kanë përzgjedhur këtë Universitet për shkak të kushteve bashkëkohore dhe mundësisë që njëkohësisht të studjohet dhe punohet.
“Përmes programit varësisht nga numri I orëve përfërsisht deri në 50% arrihet lehtësimi financiar”, tha një Student.
“Zgjodha UEJL ngase na ofron hapsira moderne dhe evropiane dhe me profesor elitar dhe na mundëson programën puno dhe studjo që na lehtëson një përqindje të madhe të pagesës”, u shpre një Student.
“Zgjedhja ime ishte UEJL sepse fakulteti për shkenca bashkëkohore dhe tekonolgji është në hap me kohën dhe ndjek teknologjitë më të avancuara” tha një Student.
Në vitin e ri akademik në UEJL, pritet të regjistrohen rreth 1300 studentë, numër ky i përcaktuar në relacion me kuadrin që ofron universiteti, në pajtim me standardet ndërkombëtare.
FLUTURA LATIFI
