Maqedoni
Nesër spërkatje kundër mushkonjave në Kavadar, Negotinë, Rosoman dhe Demir Kapi
19.08.2015 20:03
Në komunat Kavadar, Negotinë, Rosoman dhe Demir Kapi nesër do të bëhet spërkatje kundër mushkonjave...

Në komunat Kavadar, Negotinë, Rosoman dhe Demir Kapi nesër do të bëhet spërkatje kundër mushkonjave, informuan sot nga vetëqeverisja lokale e Kavadarit.
"Aktiviteti është në koordinim me Ministrinë e Shëndetësisë, bëhet fjalë për dezinfektim të dytë nga aeroplani. Spërkatja nga aeroplani do të bëhet në orët e mëngjesit në periudhën nga ora 05:00 deri në orën 08:00 në territorin e komunës së Kavadarit. Spërkatja nga aeroplani krahas në komunën e kavadarit do të realizohet edhe në territoret e komunave fqinje", njoftuan nga vetëqeverisja lokale.
Prej atje i informuan bletarët të cilët kanë sënduqe me bletë në territorin e komunave të cilat do të prëfshihen me spërkatjen nga aeroplani, në kohë të ndërmarrin masa për mbrojtje të familjeve të bletave që të mos vijë deri në pasoja të padëshiruara./mia
