Maqedoni
"Tesla" - gazsjellësi i ri i mundshëm nëpër Ballkan
19.08.2015 20:29
Ministrat e punëve të jashtme të Maqedonisë, Serbisë, Hungarisë dhe Greqisë në shtator do të duhet të nënshkruajnë një memorandum për ndërtimin e gazsjellësit "Tesla"...

Ministrat e punëve të jashtme të Maqedonisë, Serbisë, Hungarisë dhe Greqisë në shtator do të duhet të nënshkruajnë një memorandum për ndërtimin e gazsjellësit "Tesla", i cili do ta lidhë "Rrjedhën turke" me Austrinë, shkruan gazeta ruse "Vjedomosti".
Gazsjellësi, i cili është vazhdim i "Rrjedhës turke" të kompanisë ruse Gazprom, duhet të kalojë nëpër Greqi, Maqedoni, Serbi dhe Hungari për të arritur tek nyja e gazsjellësit Baumgarten në Vjenë.
Parashikohet që gazsjellësi "Tesla" të jetë me një gjatësi prej 1.300 deri në 1.400 kilometra dhe me kapacitet prej 27 miliardë metra kub gaz dhe të përfundojë deri në vitin 2019. Ndërtimi i saj do të kushtojë 4 deri në 5 miliardë euro, ndërsa Greqia mund ta vazhdojë edhe për në Itali.
Gazsjellësi "Rrjedha turke", megjithatë, do të ketë një kapacitet prej 63 miliardë metra kub gaz.
Fillon nga Rusia në Detin e Zi do të vijnë në Turqi. Ajo është planifikuar të vazhdojë deri në nyjen e gazsjellësit në kufirin turko-grek.
Vjen në vend të gazsjellësit "Rrjedha e Jugut" prej të cilit Rusia hoqi dorë në dhjetorin e kaluar për shkak se, siç është theksuar, qëndrimin jokonstuktiv të Bashkimit Evropian për realizimin e tij./mia
