Botë

Berlini pret 800 mijë kërkesa për azil

19.08.2015 21:03

Qeveria gjermane konsideron se këtë vit në Gjermani rreth 800 mijë persona do të kërkojnë azil...

Qeveria gjermane konsideron se këtë vit në Gjermani rreth 800 mijë persona do të kërkojnë azil, deklaroi sot ministri gjerman i Punëve të Brendshme Tomas de Mezijer.
 
Vlerësimet paraprake qeveritare ishin se ky numër mund të arrijë deri në rreth 450 mijë persona.
 
De Mezijer sot deklaroi se kjo do të mund të jetë vala më e madhe e azilkërkuesve në historinë e Republiksë Federale të Gjermanisë dhe shtoi se kjo do të jetë "një sfidë për të gjithë ne".
 
Ai theksoi se Gjermania nuk është e ngarkuar me rrjedhën e këtillë të ngjarjeve dhe se vendi duhet të adaptohet me numrin e madh të refugjatëve.
 
"Çdo refugjat, i cili do të vijë në Gjermani duhet të pranohet me dinjitet dhe të jetë i sigurt", tha De Mezijer.
 
Midis janarit dhe korrikut të këtij viti azil në Gjermani kanë kërkuar 218.221 emigrantë, që është rritje prej 125 për qind në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit 2014./mia