Maqedoni
Ministri Neziri në takim me shoqatat turistike
20.08.2015 10:05
Ministri i Ekonomisë Bekim Neziri sot do të mbajë takim me përfaqësuesit e shoqatave turistike në Republikën e Maqedonisë...

Në takim, siç informojnë nga Ministria e Ekonomisë, do të diskutohet për gjendjen aktuale në turizëm.
Në Maqedoni në periudhën e fundit është vërejtur numër i rritur i turistëve të huaj dhe të vendit.
Si rezultat i masave qeveritare që realizohen në këtë sektor rritet kërkesa dhe numri i rezervimeve në vendet turistike siç janë Ohri, Struga, Prespa dhe Dojrani./mia
