Maqedoni
Disa pjesë të Kisella Vodës, Aerodromit dhe Sopishtes nesër pa energji elektrike
20.08.2015 10:26
Prej orës 8:30 deri në orën 12 nesër pa energji elektrike do të jenë shfrytëzuesit e vendosur në rrugët...

Prej orës 8:30 deri në orën 12 nesër pa energji elektrike do të jenë shfrytëzuesit e vendosur në rrugët "Ivan Kozarov" dhe një pjesë e vogël e rrugëve "Bozhidar Axhija" dhe "Tone Tomshiq" në komunën e Kisella Vodës.
Në periudhën prej orës 9 deri në orën 10:30 pa energji elektrike do të jenë shfrytëzuesit e vendosur në rrugën "Hristo Tatarçev", në rrugët 24 dhe 25 në Kisella Vodë, ndërsa prej orës 8:30 deri në orën 13 pa energji elektrike do të jenë shfrytëzuesit e rrugës "Bozhidar Nikollov-Sillni" në komunën e Aerodromit.
Fshatrat Govërlevo, Gorno Sonje, Sveta Petka, Viniçishte dhe Çiflik në komunën e Sopishtes do të jenë pa energji elektrike prej orës 9 deri në orën 13.
Ashtu siç informon Qendra rajonale për menaxhim me krizat të qytetit të Shkupit, ndërprerjet janë për shkak të punëve teknike në elektrosistem./mia
