Botë
27 gusht, Përballja në futboll, Rama, Vuçiç e Thaçi para samitit në Vjenë
20.08.2015 12:34
Në samitin e ardhshëm të vendeve të Ballkanit Perëndimor që do të mbahet me 27 gusht në Vjenë, do të ketë edhe një ngjarje të pazakontë...

Një ndeshje miqësore futbolli do të luhet mes liderëve të Ballkanit Perëndimor dhe atyre te BE-së të ndarë në dy ekipe: “BE e ardhshme” dhe “BE”.
Në ekipin “BE e ardhshme”, mësohet se do të luajnë kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, Ministri i Jashtëm i Kosovës Hashim Thaçi, kryeminsitri i Serbisë Aleksandar Vuçiç, ministrat e jashtëm shqiptarë, malazezë, maqedonas, boshnjakë, Ministri shqiptar i Ekonomisë, Arben Ahmetaj dhe sekretari i procesit të bashkëpunimit rajonal, Goran Svilanoviç.
Kryeministër i Kosovës Isa Mustafa sipas burimeve nuk do të bëhet pjesë e lojës.
Ndeshjen do ta gjykojë Komisioneri Europian Johanes Hahn, ndërsa në ekipin e BE-së, do të jetë pjesëmarrës kryeministri i Sllovenisë, Miro Cerar dhe Ministri i jashtëm austriak Sebastian Kurz.
