Botë

Vizita në SHBA, Putin paqe me Obamën, Lavrov: Presidenti i gatshëm për një takim

20.08.2015 13:29

Presidenti rus Vladimir Putin është i hapur për një takim me presidentin Barak Obama...

Presidenti rus Vladimir Putin është i hapur për një takim me presidentin Barak Obama kur udhëheqësi rus të vizitojë Shtetet e Bashkuara për të marrë pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së.
 
Duke folur me gazetarët në Sevastopol të Krimesë, Ministri i Jashtëm Sergei Lavrov konfirmoi se Putin do të marrë pjesë në seancën e 70 të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, që fillon në Nju Jork më 15 shtator.
 
Lavrov tha se zoti Putin do të takohet me Presidentin Obama në qoftë se pala amerikane sinjalizon se është gati për një takim të tillë.