Maqedoni

Regjim i posaçëm për shkak ndeshjes Rabotniçki-Rubin

20.08.2015 14:17

Për shkak të ndeshjes së sontme mes KF Rabotniçki dhe KF Rubin Kazan që do të luhet në Arenën kombëtare "Filipi i Dytë"...

Për shkak të ndeshjes së sontme mes KF Rabotniçki  dhe KF Rubin Kazan që do të luhet në Arenën kombëtare "Filipi i Dytë" në orën 20, do të ketë regjim të posaçëm komunikacioni në një pjesë nga rrugët që gravitojnë drejtë fushës së futbollit.
 
Ministria e Punëve të Brendshme njoftoi se prej orës 17 do të mbyllet për komunikacion pjesa nga udhëkryqet e rrugëve "Aminta  Treti" dhe "Jordan Haxhi Konstadinov Xhinot" drejt fushës së sportit, me ç'rast drejtë arenës kombëtare do të lëshohen vetëm automjete me leje të posaçme për hyrje.
 
Do të përforcohet prezenca e policisë së trafikut në drejtim të rregullimit dhe zhvillimit të sigurt të komunikacionit dhe lëvizjes.
 
MPB apelon deri te të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion t'i respektojnë rregullat dhe rregulloret të sillen me përgjegjësi dhe t'i parkojnë automjetet në parkingjet e lejuara./mia