Tenis

Mungojnë surprizat në Cincinnati, kualifikohen të mëdhenjtë

20.08.2015 14:59

Asnjë surprizë në ditën e tretë të Mastersit të Cincinnatit...

Të gjithë emrat e mëdhenj arritën të kualifikoheshin më tej, madje përvec Stan Wawrinkas asnjëri nuk vuajti për të avancuar në raundin e tretë.
 
Novak Djokovic numri 1 i Botës, i cili këtë vit në Cincinnati synon triumfin e tij të parë, e nisi turneun me një fitore të thjeshtë ndaj francezit Benoit Paire.
 
Në raundin e tretë rivali i Djokovic do të jetë belgu David Goffin që nga ana e tij eliminoi, spanjollin Fernando Verdasco. Edhe 2 herë kampioni i Mastersit të Cincinnatit dhe njëkohësisht numri 2 i Botës, britaniku Andy Murray u kualifikua pa vështirësi për më tej.
 
28-vjecari skocez eliminoi në 2 sete amerikanin Mardy Fish, me Murray-in që tashmë duhet të masë forcat me bullgarin Grigor Dimitrov.
 
Thjeshtë një shëtitje rezultoi sfida e raundit të dytë kundër francezit Jeremy Chardy për spanjollin Rafael Nadal. Tenisti iberik u imponua në 2 sete ndaj kundërshtarit të tij me rezultatin 6-3, 6-4.
 
Në raundin e 4-t Nadal do të ketë përballë bashkëkombasin Feliziano Lopez. Vuajti jo pak Stan Wawrinka për të nxjerrë jashtë turneut amerikan, adoleshentin kroat Borna Coric, i cili konsiderohet nga të gjithë si e ardhmja e sportit të tenisit.
 
2 Avancuan më tej edhe Richard Gasquet, Kevin Anderson dhe Tomy Robredo.
 
Në kategorinë e femrave e nisi me këmbën e mbarë Mastersin e Cincinnatit, numri 1 i Botës Serena Williams.
 
Amerikanja mposhti pa shumë vështirësi 2-0 me sete bullgaren Pironkova. Jashtë garave mbeti favoritja numër pesë, Caroline Wozniacki, e cila u eliminua nga tenistja numër 21 në botë, Viktoria Azarenka.
 
Surpriza tjetër ndodhi edhe me eliminimi e Petra Kvitovas, me ç`rast bartësja numër katër u befasua nga francezja Garcia.
 
Në raundin e ardhshëm janë plasuar edhe Svitolina, Stephens, Petkovic e kështu me rradhë.