Futboll
Zyrtare: Pedro te Chelsea
20.08.2015 15:26
Pedro Rodriguez tashmë është një lojtarë i Chelseat...

Chelsea ka konfimuar se ka nënshkruar me sulmuesin Pedro nga Barcelona .
Spanjolli ka ardhur në Londër për 28 milionë euro, plus dy milionë euro tjera bonuse.
“Unë jam shumë i lumtur që jam këtu”, ka thënë Pedro, transmeton Telegrafi.
“Unë jam i kënaqur që do të fillojë një aventurë të re me Chelsean për të fituar shumë tituj”, shtoi spanjolli.
Pedro ishte edhe objektiv i Manchester United, por në fund vendosi për Chelsean.
