Maqedoni
Është rritur edhe shitja dhe blerja e prodhimeve bujqësore
20.08.2015 16:14
Blerja dhe shitja e prodhimeve bujqësore në tremujorin e dytë të vitit është rritur për 3,7 për qind...

Blerja dhe shitja e prodhimeve bujqësore në tremujorin e dytë të vitit është rritur për 3,7 për qind në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit paraprak, bëri të ditur Enti Shtetëror për Statistikë.
Te blerja e prodhimeve bujqësore nga prodhuesit individual është vërejtur rritje për 25,9 për qind, ndërsa te shitja e prodhimeve bujqësore nga prodhimtaria personale është vërejtur ulje për 17,3 për qind.
Rritje e blerjes dhe shitjes së prodhimeve bujqësore është vërejtur te drithërat, bimët kopshtare dhe foragjere, pemët dhe peshku, ndërsa ulje është vërejtur te bimët industriale, pijet alkoolike, blegtori, pulat dhe vezët, qumështi dhe prodhimet e qumështit.
Distribuimi mujor i vlerës së blerjes dhe shitjes së prodhimeve bujqësore tregon rritje në muajin prill dhe në qershor, përderisa në maj është shënuar ulje./mia
