EMIGRANTËT ILEGALË
3 mijë refugjatë bllokojnë linjën Selanik- Shkup, qeveria shpallë gjendje të jashtëzakonshme
20.08.2015 16:32
Mijra migrantë ilegalë refugjatë bllokuan linjën hekurudhore ndërkombëtare Selanik –Shkup...

Mijra migrantë ilegalë refugjatë bllokuan linjën hekurudhore ndërkombëtare Selanik –Shkup, ndërsa në territorin grek veç më janë bllokuar dy trena për transport dhe një tren i udhëtarëve.
Në kufirin ndërmjet Maqedonisë dhe Greqisë një grup prej 3.000 refugjatësh përgjatë brezit kufitar po tentojnë të hyjnë në vend. Një numër i madh i tyre janë kryesisht të rinj të moshës 20 dhe 30 vjeçare, të cilët, siç informuan, dëshirojnë të shkojnë në vendet e Bashkimit Evropian.
Një numër i madh i pjesëtarëve të policisë janë vendosur për të ndaluar masën e madhe për t’u nisur në këmbë drejt Gjevgjelisë.
Ndërkohë, për shkak të zmadhimit të numrit të emigrantëve, Qeveria e Maqedonisë në seancën e sotme shpalli gjendje të jashtëzakonshme në jug dhe veri të vendit, tha zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Brendshme, Ivo Kotevski, duke shtuar se për sigurimin e kufirit jugor do të angazhohet edhe armata e RM-së.
“Për shkak të presionit të madh në kufirin jugor dhe rritja e intenzitetit të të ashtuquajturës korridori i migrantëve të ballkanit u vlerësua se ishte e patjetërsueshme kotrolle të shtuara dhe më efektive të kufirit, ku regjistrohen kalime masovike ilegale nga Greqia.Angazhimi i armatës,presim të japë rezultate që të shtohet siguria e banorëve lokal dhe të sigurohet trajtim gjithpërfshirës i personave të cilët kanë shprehur dëshirë për të kërkuar azil në Maqedoni”, shprehet zëdhënës i MPB-së, Ivo Kotevski.
Sipas vendimit të Qeverisë, do të formohet shtab kryesor në kuadër të Qendrës për Menaxhimin me Kriza, e cila për një kohë të shkurtër do të përpilojë plan të përshtatshëm për veprim.
VLORA LATIFI-TOPOJANI
