Ekonomi

Turizmi në Maqedoni në rritje, por jo nga turist vendor

20.08.2015 16:38

Maqedonia ka shënuar rezultate positive në zhvillimin e turizmit për 0.4 % ,ndërsa ulje sa i përket turistëve vendor edhe atë për 2.9 %...

Maqedonia ka shënuar rezultate positive në zhvillimin e turizmit për 0.4 % ,ndërsa ulje sa i përket turistëve vendor edhe atë për 2.9 % në krahasim me dy vitet e fundit ka njoftuar Ministri i Ekonomisë Bekim Neziri.
 
Gjatë takimit të sotëm mes Ministrit të Ekonomisë Bekim Neziri ,drejtorit të Agjensisë së turizmitKristijan Xhambazovski dhe përfaqësuesit e shoqatave të turizmit është vendosur se në dhjetë ditët e ardhëshme të formohet grup punues për ndryshimin e Ligjeve që kanë të bëjnë me turizmin.Sipas tyre rezultati negative sa u përket turistëve vendor është si pasojë e krizës politike vendore gjatë muajve maj dhe qershorë.
 
“Përkundër krizës politike Drejtoria e Agjensisë së turizmit duke marrë masa të ndryshme arriti që këtë krizë ta kontrollojë nën 3 % që don të thotë se kjo është një sukses dhe në përgjithsi në RM-ka rritje 6.5%. Tendenca ose strategjia shtetërore dhe e ME-së është që turizmi në Maqedoni të arrin 5 % e bruto prodhimit vendore ,tani për tani kjo përqindje është diku 1.3 %”, tha Bekim Neziri, Ministër i Eekonomisë.      
                             
“Ne vërejme një rritje të vazhdueshme  të derdhjes së devizave në rreth 15 milion dollar në vit nga vizitues të huaj ,ndërsa kemi dhe rritje nga qëndrimi mesatar duke pasur parasysh se viteve te fundit Maqedonia destinacion drejt së cilës organizohen fluturime çarter nga Blegjika dhe Holanda”, tha Kristijan Xhambazovski, Drejtor i Agjensisë së turizmit.
 
Me këtë rats u njoftua se në rrjedhë janë dhe aktivitete të ndryshme për tërheqjen e turistëve.
 
FLORIJE BELULI-KAMBERI