Maqedoni
Gjykata Themelore vendosi: Zhbllokohet llogaria bankare e Makpetrol-it
20.08.2015 16:48
Janë zhbllokuar llogaritë bankare të kompanisë Makpetrol dhe Oilko. Llogaritë e tyre u bllokuan nga Gjykata Themelore Shkupi 1...

Janë zhbllokuar llogaritë bankare të kompanisë Makpetrol dhe Oilko. Llogaritë e tyre u bllokuan nga Gjykata Themelore Shkupi 1 me kërkesë të Prokurorisë me 14 gusht, pas padive penale kundër udhëheqësisë së Makpetrolit.
Pasi Prokuroria publike ofroi prova të mjaftueshme, të cilat vënë në dukje domosdoshmërinë e zhbllokimit të llogarive bankare, vendimi është ndryshuar duke refuzuar në këtë mënyrë propozimin e Prokurorisë publike Shkup për ngrirjen e fondeve dhe mori vendimin, i cili i detyron bankat ta ndërpresin zbatimin e masës, thuhet në arsyetimin e Gjykatës për zhbllokimin e llogarisë.
“Gjykatësi nga procedura paraprake, duke vepruar sipas propozimit për ndjekjen e qarkullimit pagesor dhe transaksionin e llogarive të subjektit juridik Makpetrol dhe subjektit juridik Oilko Shkup, e dorëzuar më 18 gusht e miratoi propozimin, përkatësisht urdhëroi institucionet financiare përkohësisht ta ndjekin qarkullimin pagesor dhe transaksionet e llogarive të subjekteve juridike Makpetrol Shkup dhe Oilko”, thuhet në deklaratën nga Gjykata Themelore Shkupi 1.
